Vllaznia ka udhëtuar dje drejt Bosnjë- Hercegovinës për të zhvilluar atje fazën përgatitore, teksa ditën e sotme u zhvillua dhe seanca e parë stërvitore. Tekniku Memelli dhe ndihmësit e tij kanë marrë të gjithë lojtarët që kanë stërvitur deri më tani duke lënë të hapur që gjatë ditëve boshnjake të ketë edhe ndonjë afrim të mundshëm.
Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran ka zbuluar edhe 3 testet miqësore që skuadra kuqeblu do të zhvillojë gjatë fazës përgatitore në Bosnje.
Në datën 24 qershor Vllaznia do të përballet me Mudjugorjen, katërt ditë më vonë, kuqeblutë e Memellit do të zbresin në fushë për të luajtur me NK Posusje, teksa testet miqësore do të mbyllet në 2 korrik ndaj Igman Konjiç.