Vllaznia arrin marreveshjen me nje nga futbollistet e rinj premtues te Akademise se saj. Behet fjale per mbrojtesin Geralb Smajli qe eshte njekohesisht edhe anetar i kombetares U20 te Shqiperise.
Klubi shkodran ka bere te ditur se ka firmosur nje kontrate 5 vjeçare me kete futbollist. Ja çfare shkruhet ne faqen e tij per kete firme ne kontrate:
VLLAZNIA FIRMOS ME 19 VJEÇARIN GERALB SMAJLI
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrêveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli.
Ai është produkt i Akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të.