Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri.
Mirë se erdhe Fallou Diagne! Welcome Fallou Diagne! /Njoftim i KF Vllaznia sh.a./