Vllaznia, përveç largimeve të futbollistëve të sezonit të kaluar, vijon të nënshkruajë me emra të tjerë. Klubi shkodran ka bërë me dijse se ka firmosur me një futbollist 27 vjeçar.
Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Konstandin Cheshmedjiev i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit. Maqedonasi në fjale ka firmosur për dy vitet e ardhshme me kuqeblutë. Më herët është firmosur me Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev.
Chesmedjiev ka qenë pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia që ishte pjesë e Superligës së Bullgarisë. Karriera e tij është e pasur, pasi është aktivizuar me Shkupin, Shkëndijën e Tetovës, Akademija Pandev, Makedonia GJP dhe Pelister në kampionatin maqedonas. Gjithashtu ka luajtur edhe në Bosnjë me skuadrën e Velez.