Perkrah trajnerit Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp eshte shfaqur para gazetareve edhe kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta. Ne prononcimin e tij ai eshte shprehur se per perballjen e finales se Superkupes ndaj Teutes nuk ka vend per hakmarrje, por thjesht Vllaznia do te beje detyren e saj per ta fituar edhe kete trofe. Ja si eshte shprehur ai”
“Të them të drejtën të gjithë mezi po e presim ndeshjen. E dëshiroj shumë këtë trofe. Jemi të motivuar. Të gjithë duken ne formë, tani duhet të presim vetëm ditën e nesërme.”
“Nuk kam pasur polemika me askënd, pavarësisht si e kanë keqinterpretuar të tjerët. Kam thënë që Vllaznia e ka merituar titullin, jo vetëm unë në fakt, por 80% e Shqipërisë dhe nesër do mundohemi që ato 20% që nuk na kanë besuar t’i bindim që ne e kemi merituar titullin.”
” Ne do bëjmë ndeshjen tonë, do luajmë lojën tonë. është një ndeshje jo vetëm prestigji, por përderisa është finale duhet ta konsiderojmë si finale dhe finalet luhen për t’u fituar, jo vetëm për t’u zhvilluar. Besoj se nesër do të dalim me kokën lart dhe do ta marrim trofeun.”
“Ishte një dëmtim i vogël le të themi. Besoj që tani jam në gjendjen time më të mirë, jam rikthyer me shumë optimizëm dhe në formë për t’i shërbyer skuadrës dhe për ta ngritur trofeun nesër lart. Nesër ne duhet ta fitojmë supërkupën.”
“Boshti i ekipit është ruajtur, por janë larguar lojtarë të tjerë. Normalisht lojtarët e afruar duan pak kohë që të ambientohen me lojtarët e tjerë, por me sa duket lojtarët e ri janë ambientuar shpejt me ekipin. Besoj se shumë shpejt do jenë gati.”
” Besoj që është një Vllazni shumë e fortë. A është më e forta apo jo do ta shohim në vazhdim.”
” Shpresoj të jenë shumë tifoza që ta mbështesin Vllazninë, edhe pse është pak larg, por gjithsesi ne kemi nevojë për tifozat edhe me atë numër që do të jenë, sidoqoftë ne kemi nevojë për to, sepse futbolli për tifoza luhet. Shpresoj t’na mbështesin dhe ne në fund të dalim të gjithë të gëzuar.”