Qatip Osmani me shumë mundësi do të jetë trajner i Vllaznisë. Ka qenë vetë tekniku i njohur që ka njoftuar gjithçka, në një intervistë të dhënë për Klan Macedonia.
Osmani, do të zëvendësojë Memellin, i larguar këtë të dielë pasdite. Sa i takon “timonerit” të ardhshëm të shkodranëve, bëhet fjalë për një 54 vjeçar, që ka drejtuar më parë skuadra të ndryshme në Maqedoninë e Veriut si Shkupi, Renova, Shkëndija.
“Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës që të jem trajner përgjegjës. Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”, deklaroi Osmani.