Ne momentin me te mire te Vllaznise vjen nje lajm i keq. Sulmuesi kryesor i saj, golashenuesi me i mire, do te jete i detyruar neser te lere Shqiperine dhe te largohet per ne vendin e tij.
Behet fjale per Ismael Dungen. Futbollisti kenian ka probleme me lejen e qendrimit te tij ne Shqiperi dhe per momentin nuk mundet ta rinvojoje ate sepse keto dite i mbaron edhe afati i vlefshmerise se pasaportes se tij.
Ai e ka patur lejen e qendrimit ne Shqiperi sepse ka luajtur me pare me pare ne Gjirokaster dhe Tirane, por afati i saj perfundon tashme.
Drejtuesit e Vllaznise kane kohe qe kane nisur procesin e rinovimit te saj, por sakaq eshte konstatuar nje problem tjeter. Pasaporta e Dunges skadon keto dite dhe sipas ligjeve e rregullave tona, leja e qendrimit nuk mund te rinovohet me kete pasaporte.
Per kete arsye, ai do te jete i detyruar qe ne oret e para te mengjesit te niset drejt Kenias per te nisur menjehere proceduren e paisjes me pasaporte te re dhe rikthimin sa me shpejt ne Shqiperi.
Nje problem qe ne fakt vjen ne momentin me te mire te Vllaznise por edhe te vete lojtarit qe ne keto shtate ndeshje ka shenuar kater gola duke qene edhe njeri nga golashenuesit me te mire te kampionatit.