Ekipi i Laçit nuk ka gabuar në këtë ditë të Superiores teksa ka mposhtur në transfertë Skënderbeun. Korçarët ia dolën të qëndronin në lojë në pjesën e parë duke e mbyllur me rrjeta të paprekura, mirëpo në fraksionin e dytë, kualitetet e kurbinasve dolën në pah.
Ishte Mentor Mazrekaj ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57, teksa shënoi nga një goditje dënimi duke përfituar edhe nga një devijim i vendasve.
Ndërkohë, për të siguruar tre pikët, mendoi Julian Shehu në minutën e 75. Kështu, pas këtij takimi Laçi ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe merr kryesimin me 2 pikë më shumë se Vllaznia e Partizani. Sakaq, mbetet në vend të fundit dhe në një pozicion të vështirë Skënderbeu, me vetëm 16 pikë në llogari. /VipSport.al/
Skënderbeu-Laçi 0-2
Shënues: 57′ Mazrekaj, 75’Shehu