Vllaznia kalon në tetë më të mirat në Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë e drejtuar nga Mirsad Jonuz kanë përmbysur barazimin e një jave më parë në Shkodër 2 – 2. Shkodranët i janë “falur” Silvio Junior, brazilianit që u afrua në merkaton e janarit. Në minutën 28- të Junior ktheu në gol një penallti, ndërsa në minutën e 74-ët vulosi me golin e dytë fitoren dhe kalimin në fazën tjetër. Në fazën e ardhshme, Vllaznia do të ndeshet me Teutën e Durrësit në dy ndeshje vajtje- ardhje.
Ky tur i Kupës ka patur edhe surpriza, më e madhja largimi i Partizanit nga gara. Pavarësisht fitores në ndeshjen e dytë 3- 1, humbja në Lezhë 0 – 3 kaloi përpara Besëlidhjen që e sheh veten në tetë më të mirat. Po ashtu, u largua nga Kupa edhe Laçi, i cili pavarësisht fitores 3 – 2 sot, “i hapi krahun” Bylisit pas fitores një javë më parë 2 -0 në Ballsh.
Ndeshjet e luajtura sot:
Flamurtari – Vllaznia 0 – 2
Teuta – Erzeni 2 – 1
Partizani – Besëlidhja 3 – 1
Tirana – Kastrioti 4 – 0
Kukësi – Lushnja 3 – 0
Luftëtari – Apolonia 0 – 0
Skenderbeu – Besa 1 – 0
Laçi – Bylis 3 – 2
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjeve të sotme, Sektori i Garave në Federatën e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në këto ndeshje do përballen:
1. Tirana-Besëlidhja
2. Vllaznia-Teuta
3. Apolonia-Kukësi
4. Bylis-Skënderbeu
Ndeshjet e para do të zhvillohen më datë 18 mars 2020 dhe Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 08 prill 2020 do te luhet ne “Niko Dovana”.