Kampionati i sivjetëm për specialistë të ndryshëm është i dobët ngaqë disa prej skuadrave nuk po tregojnë vlerat e tyre por krejt ndryshe mendon Vasil Bici.
Ish- trajneri i njohur i shumë skuadrave të kampionatit tonë, ndër të cilat edhe i Vllaznisë në dy momente, në një analizë të nivelit të tij, ka vlerësuar ecurinë e kuqebluve dhe për këtë është shprehur:
“Vllaznia është udhëheqësja e kampionatit dhe është me meritë aty ku është dhe them se ka bërë 70 për qind të rrugës për titullin kampion.
6 pikë mund të mos jenë shumë, por unë mendoj se me këtë rivalitet që po shfaq deri tani kampionati shqiptar, me këto cilësi që po shfaqin ato dhe me këtë brumë që kanë ekipet brenda, unë them se Vllaznia po galopon drejt titullit.
Ka ndoshta mendime se ky është një kampionat i dobët, por unë mendoj ndryshe. Ka shumë cilësi në ndeshje, ka shumë rivalitet dhe në asnjë përballje nuk e ke të sigurtë se kush do të fitojë”.