Rezultatet e fundit negative te Vllaznise kane shtuar tonet e kritikes nga figura te ndryshme te futbollit, nder te cilat edhe Hysen Dedja, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kesaj skuadre. Ne nje prononcim te dhene sot per gazeten “Panorama Sport”, ai ka shprehur shume pakenaqesi per sezonin e kuqebluve.
“Vllaznia po kalon nje krize rezultatesh dhe kjo mund te jete e lidhur me nje sere komponentesh. Megjithate une mendoj se klubi ka gabuar kete sezon qe ne fillimin e tij. Ka afruar disa lojtare cilesore, por ka marre edhe te tjere qe kane luajtur vetem 10 minuta. Pra Vllaznia ka gabuar ne merkato.
Asnje ekip nuk e ka luksin te bleje lojtare ne merkato dhe ato t’i luajne vetem 10 minuta, per me teper Vllaznia eshte nje fidanishte qe gjithmone prodhon futbolliste.
Sa i takon krizes aktuale, kam konstatuar shume oshilacione ne lojen e saj. Drejtuesit kane thene se lojtaret kane dy muaj pa marre rrogat, por une mendoj se ky nuk eshte shkaku i kesaj krize. Ajo qe me habit eshte se lojtaret nuk jane aty ku duhet. Ta marrim nga mbrojtja, Imami u zevendesua me Diagne dhe Isaevski me Hakajn, ndersa Gurishta e Adili jane serish aty.
Mirepo sidomos tek Adili shoh qe nuk eshte me ai i vjetshmi. Shoh qe ka kete sezon ky repart ka nje shthurje total dhe shpeshhere lojtaret e tij kalojne ne avantura te panevojshme. Une kam qene dhe jam i mendimit se me largimin e Brdariç, duhet te ishte larguar i gjithe stafi, perfshi ketu edhe Plorin qe sot drejton ekipin.
Personi me i afert i Brdariç ne keto dy vjet dhe qe ka diskutuar gjithçka me te, nuk ka se si te mund ta ndryshoje gjendjen e ekipit, pasi dashje pa dashje kane marre dhe kane dhene me njeri- tjetrin. Une gjithsesi besoj se Vllaznia do te jete ne Europe, por vetem permes Kupes.
Ajo realisht e fiton ndeshjen e pare gjysmefinale ndaj Partizanit, por vetem arbitri nuk mendonte keshtu. E shikoj Vllaznine ne finale dhe ky do te jete nje plus i madh per te. Ndersa ne kampionat, rruga per te shkuar ne Europe eshte me e gjate dhe me e veshtire, por nuk eshte e pamundur.