Trajneri Shpëtim Duro, në cilësinë e analistit sportiv, ka kaluar në skaner ekipet kryesore të Superligës, mes të cilëve edhe Vllazninë. Fillimisht Duro ka folur për TIranën, teksa ka deklaruar se nëse në fundjavë mund Kukësin, do të marrshojë drejt titullit kampion.
Duke u ndalur tek Vllaznia, Duro ka thënë se është skuadra më e mirë, duke patur si defekt ekulibrin dhe gabime amatoreske në mbrojtje. Ndërsa po përflitet se kërkohet një sulmues nga kuqeblutë, Duro shpreh çudi për këtë kerkesë.
Duro ka folur gjithashtu për eufori, e cila sipas tij i përfshin të gjithë elementët lojtarë e drejtues. Ai risjell në vemendje edhe aksiomën e futbollit teksa shton se nuk fitohet vetëm me lojë të bukur por duhen ekulibra.
Trajneri Shpëtim DURO: Personalisht e dini që vlerësimi im për Vllazninë është maksimal, është skuadër cilësore e çuditem që kërkojnë sulmues, edhe pse nuk shënon Aralica është me cilësi të mira. Unë them se aty ka një eufori, që ka filluar që para një muaji, jo kështu, gjysma e skuadrës në “Big Brother”…
Me Tiranën luajtën mirë, por përfundimisht ka katër ndeshje e katër barazime. Aty ka eufori që i përfshin të gjithë elementët, lojtarë e drejtues, kështu janë 10 pikë larg Tiranës. Për mua janë skuadra më e mirë, defekti është ekuilibri, bëjnë gabime amatoreske në mbrojtje.
Goli këtë herë mbrapa me Egnatian, përsëri goli i Xhixhës në Shkodër me Tiranën janë fotokopje, në futboll kampionati nuk fitohet vetëm me lojë të bukur, por duhen ekuilibra, siç po bën Tirana.