Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje neser ndaj Partizanit. Kuqeblute kane zhvilluar stervitjen e zakonshme ne fushen sportive te Golemit dhe me pas kane marre rrugen drejt Elbasanit.
Kuqeblute jane akomoduar ne oret e para te mbremjes ne Elbasan duke u grumbulluar ne rezidencen e tyre te zakonshme ne kete qytet.
Sakaq, ne stervitjen e fundit gjerat kane shkuar mire, qe do te thote se me perjashtim te Bulatoviç qe vazhdon te jete i demtuar, te gjithe te tjeret do jene te gatshem per sfiden ndaj te kuqve.
Trajneri Brdariç nderkohe mesohet se e ka ndare mendjen edhe per 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare. Ne fakt nuk behet fjale per ndonje ndryshim ne krahasim me dy ndeshjet e kaluara, ato ndaj Laçit dhe Teutes.
Pra, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Kruja, Gurishta, Adili dhe Hakaj. Treshja e mesfushes do te jete e formuar nga Krymi, Jonuzi dhe Heriç ndersa ne sulm do te luajne Da Silva, Latifi e Aralica.
Me kete formacion, Vllaznia do te synoje te mos dale pa pike ndaj Partizanit, nje nga kundershtaret e saj ne luften per titullin kampion