Vllaznia do te luaje ne oren 13.45 ndaj Kukesit ne “Egnatia Arena” ne kuadrin e javes se 6-te te Kategorise Superiore.
Trajneri Brdariç ka surprizuar deri diku me formacionin qe ka hedhur ne fushe teksa jane plot 4 lojtare me tipare sulmuese qe nga minuta e pare ne loje.
Kjo tregon qarte se Vllaznia do te hyje ne fushe me synimin e qarte per ta fituar kete ndeshje ndaj Kukesit. Problem nderkohe ne pragndeshje ka dale me Krymin qe nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe si rrjedhoje nuk do te luaje.
Ne porte ne kete ndeshje ashtu si gjithnje do te jete Zogoviç ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj.
Treshja e mesfushes do te jete e perbere nga Jonuzi, Heriç dhe Da Silva ndersa ne sulm do te luajne Djurdjevic, Latifi dhe Aralica.