Vllaznia ka nisur pergatitjet per ndeshjen e kthimit te turit te pare te “Conference League”, ate ndaj Shiroki Brijeg. Ndonese e ka humbur me rezultatin 3-1 ndeshjen e pare, ne Shkoder kane besim se mund ta permbysin rezultatin dhe te jene kuqeblute ata qe do te kualifikohen.
Kuptohet qe drejtuesit kane besim edhe tek tifozet se do te jene nje mbeshtetje e madhe per ta. Per fat te keq lejohet vetem 30 per qind e kapacitetit te stadiumit te jete i mbushur, qe do te thote se rreth 5 mije vete do te kene mundesine ta ndjekin kete ndeshje.
Kerkesat padyshim qe do te jene me te medha dhe ky ne fakt eshte problem. Klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare ka lajmeruar diten e sotme se shitja e biletave do te nise prej dites se hene deh ata do te jene edhe ne sportele por edhe online.
Po ashtu jane publikuar edhe çmimet e tyre. Vetem tribuna qendrore kushton teksa nje bilete ne VIP do te jete 50 mije leke, ndersa ne tribunat A dhe B, nje bilete kushton 10 mije leke.
Krej ndryshe çmimet e biletave ne tribunat e tjera. Ne tribunen perkarshi qe preferohet edhe shume nga ana e tifozeve, nje bilete do te kushtoje 6 mije leke te vjetra, ndersa pas porte, nje bilete kushton vetem 3 mije leke.