Kf Vllaznia vijon afrimin e futbollistëve për sezonin e ri futbollistik. Klubi shkodran bën me dije se ka nënshkruar një kontratë 3- vjeçare me një futbollist të akademisë, golshënuesin më të mirë të ekipit U-19.
“Golashënuesi më i mirë i ekipit U19 në sezonin e fundit, Klajti Haliti, kuqeblu për 3 vitet e ardhshme”, thuhet në një publikim të KF Vllaznia në faqen e vet zyrtare në Facebook.