Trajneri Brdariç e kishte paralajmëruar që të mërkuren në Fushë-Krujë dhe në fakt kështu do të ndodhë. Ditën e shtunë Vllaznia do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, por këtë herë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Përballë saj do të jetë Erzeni i Shijakut dhe takimi do të startojë në orën 17.00. Kështu mësohet nga burime pranë skuadrës shkodrane dhe kjo do të jetë miqësorja e tretë për kuqeblutë.
Pas dy sfidave të luajtura në Pukë dhe Fushë- Krujë ndaj Teutës dhe Kastriotit, tashmë djemtë e drejtuar nga trajneri Brdariç do të luajnë të parën miqësore në fushën e tyre.
Kuptohet që Erzeni ndoshta nuk është një kundërshtar i nivelit të lartë megjithatë për stafin teknik të kuqebluve e rëndësishme është që të harmonizojnë skuadrën e tyre dhe të shohin përformancen e lojtarëve që po vijnë nga merkatoja.