Vllaznia është duke kaluar një moment të vështirë në kampionatin shqiptar teksa numëron vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit.
Puna e mirë që kanë bërë shkodranët në nisjen e sezonit i mban ende në vendin e parë, duke pasur sërish fatin e titullit kampion në duart e tyre.
Përpara ndeshjes së radhës që do të luhet kundër Kukësit, është menduar që të ketë një reflektim më të madh brenda grupit dhe larg mediave.
Tashmë lojtarët kanë marrë urdhër për të mos dhënë intervista dhe të qëndrojnë më tepër në qetësi, në mënyrë që të dalin sa më shpejtë nga kjo krizë dhe të mendojnë vetëm për të ardhmen.
Një zgjedhje e duhur kjo nga stafi drejtues në mënyrë që të mos ketë më tepër shpërqëndrim gjatë këtyre momenteve.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!