Fjoart Jonuzi ka folur për mediet në prag të takimit të nesërm ndaj Laçit(18.00). Lojtari i shkodranëve është optimist për këtë sfidë, me grupin e futbollistëve që është i mirë. I pyetur nëse kjo është ndeshje përcaktuese, ai thotë jo.
“Atje ishte një fushë e vështirë. Nuk është se bëmë ndeshje të keqe, kishim edhe ne rastet tona. Pësuam një gol në fund, ishte çështje fati them unë. Këtu është ndryshe, fusha jonë të luajmë futboll më të hapur. Është edhe më e madhe dhe kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv.
LEXONI EDHE: “Ne do bëjmë lojën tonë dhe duam trepikëshin”, sulmuesi Demir Imeri i qartë para sfidës me Laçin: Kundërshtar i fortë
Jemi të parët dhe hyjmë patjetër për fitore. Normal Laçi ka besim dhe pas dy fitoreve dhe vjen për fitore. Gjithsesi ne jemi të parët dhe nuk është se ia kemi frikën. Ne thjesht do të luajmë futboll, siç kemi bërë ndeshjet e mëparshme. Kam shumë besim se do të marrim rezultat”.
Ndeshje vendimtare? Ka shumë ndeshje, nuk mund të them se është përcaktuese. Jemi +9 pikë, nuk duhet ta marrim me presion. Jemi më komod, atyre u duhet me çdo kusht fitorja nëse duan të na kapin ose të ngushtojnë diferencën” – tha ai.
VIDEO E DITËS- Konferenca për shtyp e trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç para ndeshjes me Laçin