Vllaznia nga sot ka nisur te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje te premten ndaj Teutes. Nisur edhe nga kushtet atmosferike, kuqeblute seancen e sotme e kane bere ne nje fushe kalçetoje.
Ne keto rrethana dhe nisur nga fakti se skuadra e ka te pamundur te stervitet ne kushte normale ne fushen e saj stervitore per shkak te gjendjes jo te mire te saj, drejtuesit e klubit kane marre nje vendim te rendesishem.
Mesohet se ekipi duke filluar nga paraditja e neserme do te lere Shkodres per t’u vendosur ne Durres, aty ku do te zhvilloje dy seanca stervitore ne pragndeshjen me Teuten.
Kuptohet qe kjo gje ka nje kosto financiare, megjithate drejtuesit e klubit ia kane plotesuar kerkesen stafit teknik duke i dhene mundesine ta pergatise si duhet sfiden me Teuten qe eshte shume e rendesishme.