E gjithë vëmendja është përqendruar tek Thomas Brdariç dhe fakti nëse do të rinovojë apo jo pas ofertave që ka marrë ditët e fundit, por tek Vllaznia ka nisur puna për sezonin e ri.
Dhe i pari që rinovon kontratën është zëvendëstrajneri Elvis Plori. Ka qenë vetë klubi shkodran që pak minuta më parë përmes faqes së tij zyrtare ka bërë të ditur rinovimin me të edhe për sezonin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se puna tashmë ka nisur dhe në ditët në vijim pritet të firmosin edhe pjestarët e tjerë të stafit teknik, për të vazhduar më pas edhe me lojtarët. Ja njoftimi i klubit Vllaznia për firmën me Plorin:
VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI
Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!