Qe prej mbremjes te se shtunes, ne Shkoder dhe jo vetem, çeshtja e dites ka qene reagimi i sulmuesit brazilian Victor da Silva ndaj trajnerit Brdariç ne momentin e zevendesimit.
Te gjitha mediat jane marre me kete çeshtje, ndoshta dikush per ‘t’i hedhur me shume benzine zjarrit’ e per te trazuar ambjentin ne kampin kuqeblu, por ne Shkoder ne fakt e kane marre me qetesi.
Pjestare te klubit kane bere te ditur se Da Silva e di mjaft mire rregulloren e brendshme te klubit dhe si rrjedhoje do t’i nenshtrohet asaj per te vuajtur pasojat e atij reagimi.
Jo me kot, vete braziliani sot per “Shkodra Sport” reagoi duke i kerkuar falje skuadres dhe duke siguruar se raste te tilla nuk do te perseriten me. Gjerat ne kampin shkodran duket se jane sheshuar.
Kete e tregon me se miri edhe dalja e Da Silves ne stervitje me ekipin dhe kete e tregon qartesisht edhe fotoja e ketij shkrimi, foto e cila eshte bere diten e sotme. Ne kete menyre, çeshtja “Da Silva” duket se eshte sheshuar te Vllaznia.