Vioresin Sinani është pjesë e stafit tenik të Vllaznisë për sezonin e 2024- 2025. Në stërvitjen e parë, ai është prezantuar si pjesë e 5- shes që do të ketë përgjegjësinë kryesore për arritjen e objektivave të sezonit.
Sinani do të jetë zëvendëstrajner ose “krahu i djathtë” i trajnerit Brdaric, së bashku me Ideal Lekiqi, Ergi Borshi dhe Aurel Locaj. Në stërvitjen e parë ishte edhe drejtori teknik Tefik Osmani, stafi mjekësor dhe 27 futbollistë aktualisht.
“Bomberi” i padiakutuesheëm i historisë së futbollit shqiptar Vioresin Sinani, do të jetë një vlerë e shtuar e kuqebluve në arritjen e objektivave të sezonit, duke nisur me pjesëmarrjen në kupat e Europës.