Vllaznia- Laçi eshte nje sfide shume interesante qe do te luhet te shtunen ne oren 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se 10-te te “Abissnet Superiore”.
Nderkohe klubi shkodran pak minuta me pare beri te ditur se nga sot ka nisur shitja online e biletave te kesaj ndeshjes, nderkohe qe ne sportele shitja do te nise duke filluar nga e premtja.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se kete here drejtuesit e klubit, duke e ditur edhe rendesine e madhe te ndeshjes me Laçin dhe duke dashur te kene prane sa me shume tifoze ne shkallet e stadiumit, kane vendosur te bejne nje ulje te çmimit te biletave per tre prej tribunave te stadiumit.
Keshtu nga sa mesohet, çmimi i nje bilete ne tribunen perballe, pikerisht ne sektoret D2 dhe D3, çmimi i biletave nga 700 leke eshte bere 500 leke.
Po ashtu, edhe çmimet e biletave ne tribunat C dhe E kane pesuar nje zbritje teksa nga 300 leke qe kane qene me pare, tashme kushtojne vetem 200 leke. E vetmja tribune çmimet e biletave te se ciles nuk kane levizuar, eshte ajo qendrore.