Tjeter firme tek Vllaznia. Pas Dajan Shehit, mbremjen e sotme eshte firmosur kontrata dhe eshte prezantuar edhe mbrojtesi brazilian Cassius Vinicius Coelho.
Drejtuesit e klubit shkodran kishin dite qe e prisnin megjithate ai ka mberritur sot ne Shkodet dhe me pas ka gjetur akordin me ta duke hedhur firme edhe ne kontrate.
Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi shkodran permes nje njoftimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:
“Tjetër përforcim për ekipin e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen dhe më pas kanë firmosur me mbrojtësin brazilian Cassius Vinicius Coelho.
Stafi teknik beson shumë në aftësitë e këtij lojtari që luan në qendër të mbrojtjes dhe për këtë arsye, ai tashmë është pjesë e KF Vllaznia. Puna për plotësimin e skuadrës vijon dhe në ditët në vijim do të ketë të tjerë lojtarë cilësorë që do të vishen kuqeblu”.