Vllaznia arrin akordin në merkato me futbollistin durrsak, Arbër Çyrbja, i cili këtë sezon ishte pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Mesfushori 27-vjeçar rikthehet kështu në Kategorinë Superiore, pas eksperiencave me Teutën dhe Kukësin.
Në orët në vijim pritet zyrtarizimi i durrsakut me klubin shkodran.