Vazhdojnë vuajtjet për terrene sportive në Shqipëri. Ora News, ka mësuar se këtë radhë Skuadra e futbollit Vllaznia do të stërvitet ne Ulqin në ditën në vijim, pasi nuk ka ambiente në Shkodër për tu përgatitur për ndeshjet e kampionatit.
Kjo mund te ndodhë që pas ndeshjes në mesjavë dhe ekipi të udhëtoj direkt për ne Malin e Zi. Edhe pse Vllaznia njihet si djepi i futbollit shqiptar për futbollistet që ka nxjerr ndër vite dhe furnizimin e kombëtares, sot fatkeqësisht nuk ka ku të stërvitet.
Ndikuar nga rrethanat. Zv.trajneri Elvis Plori ka qenë në Ulqin për të parë ambientet e stërvitjes. Vllaznia ka probleme me fushën ku stërvitet, pasi shirat e stinës e kanë rënduar shumë situatë.
Fusha e re sintetike do të jetë gati në fundin e këtij viti dhe deri atëherë shkodranët do të emigrojnë në një fushë sporti. Duket se Vllazinia do të bëjë si Skëndërbeu që stërvitet në Durrës dhe luan në Korçë, apo edhe si disa klube të tjera.
Por e veçanta ne këtë rast është se shkodranët do të dalin jashtë kufijve shtetërorë, por gjithsesi do te jenë në një hapësirë shqiptare.