Vllaznia e ka mbyllur vitin futbollistik, me shkodranët që do rikthehen në fushë me 3 janar. Klubi ka planifikuar një javë stërvitje në Ulqin të Malit të Zi (Nisen me 4 janar), teksa mësohet se trajneri Brdariç ka vendosur që djemtë të bëjnë nga dy seanca në ditë.
Më pas, shkodranët kanë ndërmend të zhvillojnë një miqësore. Bëhet fjalë për një test me ekipin e Prishtinës, sfidë kjo që do luhet në Loro Boriçi, por akoma nuk është bërë me dije ora dhe data (Një gjë e tillë do vendoset pas pak ditësh).
Synimi është mbajtja në formë e lojtarëve në këtë periudhë pushimi të elitës së futbollit shqiptar.
Vllaznia renditet në vendin e katërt me 25 pikë, 3 më pak se Kukësi që mban vendin e dytë.
Programi:
4 janar / Ulqin, Mal i zi
E papërcaktuar / Miqësore me Prishtinën