Nuk ka fitues në Skënderbeu-Vllaznia, aty ku shkodranët luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak dhe korçarët shpërdoruan një mundësi mjaft të mirë për të marrë fitoren e parë në kampionat.
Pjesa e parë ishte e hapur dhe me raste të mira për të dy skuadrat, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ritmi ishte më i ulët, megjithatë në fund të dy ekipet do të mund të kënaqen me nga një pikë.
Ky është barazimi i tretë radhazi si për korçarët, ashtu edhe për shkodranët, me këta të fundit që kanë grumbulluar 6 pikë në 4 javë dhe vendasit vetëm tre të tilla.