Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Kukesit qe po luhet aktualisht ne Shkoder. nje 45 minutesh me rastet me te mira per shenim per kuqeblute te cilet ne kater momente ishin shume prane golit, nderkohe qe edhe miqte ne nje moment kane patur nje mundesi te arte, por jane ndalur nga portieri Zogoviç.
9′ Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Ishte togolezi Nija Vexhi, i cili pas një aksioni të bukur të shkodranëve, provoi nga e majta e zonës, por topi u ndal nga Xhika.
16′ Nuk arrin të përfitojë Arlind Kalaja, pas një asist të bukur nga Nija Vexhi, por tentativa e sulmuesit shkodran brenda zonës, u ndal nga futbollistët e Kukësit.
20′ Tjetër ndërhyrje vendimtare e Dashamir Xhikës. Pas asistit të Kalasë, Ardit Hoxhaj, zhytet bukur me kokë, por fantastike pritja e gardianit të Kukësit.
36′ Shpëton për mrekulli Vllaznia. Imami kthen një top të gabuar mbrapa, duke i dhënë një asist Ibramit, që provoi me një gjuajtje, por portieri Zogoviç bën heroin, duke i mohuar golin verilindorëve.
38′ Goditje kendi per Vllaznine, topi goditet me koke nga Kaleziç dhe perfundon ngjitur me shtylle. Mundesi e mire per shkodranet per te shenuar.
’45 Aksion i bukur i Vllaznise, por Kalaja vonon ne gjuajtje dhe nderhyn portieri Xhika qe shpeton porten e tij nga nje gol i sigurte.
VLLAZNIA – KUKËSI 0-0
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Vedji, Da Silva (Kaleziç ’20), A. Hoxhaj, Kalaja Trajner: Thomas Brdaric
Kukësi: Xhika, Baravykas, Lulaj, Kurdic, Demiri, Taipi, Tsintsadze, Peposhi, Ibraimi, Gashi, Eze Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Kridens Meta