Vllaznia do të ketë një premio të majme në rast kualifikimi, teksa shifra do të bëhet publike nga presidenti i klubit, Alban Xhaferi, në takimin që do të bëjë me ekipin pak orë para ndeshjes.
“Po, ekipi do të ketë një premio të konsiderueshme dhe këtë do t’ua them lojtarëve sa më shpejt”, ka thënë vetë presidenti Xhaferi.
Ndërkohë, si kurrë më parë, Vllaznia është grumbulluar për ndeshjen që katër ditë para në një resort jashtë qytetit. Kjo i jep më shumë qetësi ekipit të Josës.