Vllaznia u eliminua nga turi i parë i Conference League. Linfield ishte shumë e fortë për shkodranët, që nuk mundën të kalojnë më tej. Veç largimit nga Evropa, tanimë klubi kuqeblu do duhet të përballet me një gjobë nga UEFA.
Ka qenë Komisioni i Disiplinës në këtë institucion që ka gjobitur me 4.500 euro klubin shqiptar. Disa flakadanë të tifozëve në fundin e takimit në Shkodër, ka bërë që Vllaznisë t’i kushtojnë shtrenjtë mjetet piroteknike.
Gjoba do duhet të paguhet brenda 90 ditësh, kjo sipas rregullave nga UEFA. Kujtojmë se shkodranët humbën 3-1 në transfertën e Irlandës së Veriut, ndërsa fitorja 1-0 në “Loro Boriçi” nuk i kaloi më tej djemtë e Migen Memellit.