Të gjithë shkojnë për mbarësi në objektet fetare të kultit, por ky i ri i moshës 31-vjeçare, duket se nuk ka vetëm mbarësi, por kisha i sillte në një farë mënyre, edhe bereqet.
Personi në fjalë është Arif Mançe, i cili është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhjen tre herë rresht të Kishës së Shna Ndoit në Laç.
Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.
Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.