Një sportiste shkodrane është shpallur kampione në Kanada, atje ku jeton prej vitesh me familjen. Bëhet fjalë per Amina Nabolli, e cila ka fituar medaljen e artë në “Open International de Montreal 2024”, në sportin e karatesë.
Ajo ka përfaqësuar Akademinë e Karatesë “Alexandru Sorin” në Montreal. Talentja shkodrane, vajza e gazetarit të njohur Elvis Nabolli, ka shkëlqyer në ndeshjet e kategorisë +32kg, për moshat 8- 9 vjeç, duke zënë vendin e parë në podium.
Amina Nabolli ushtron sportin e karatesë prej 6 vitesh dhe është dalluar për talentin e saj që në hapat e parë në këtë sport. Suksese Amina!