Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: 25 Prilli do të jetë pa asnjë mëdyshje fitorja e të rinjve, e veçanërisht atyre që do të votojnë për herë të parë. Frymëzimi që përçojnë të rinjtë janë burim energjie për mua dhe mbështetja dhe fryma e fitores së Partisë Demokratike.
Të rinjtë besojnë tek e nesërmja, tek programi i Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë. Vota për Partinë Demokratike, është votë për të ardhmen e familjes, votë për rininë dhe rikthimin e shpresës.