Të dashur miq,
Bashkëqytetarë të nderuar,
Vota është pasuria jonë më e madhe. Me të, kemi në dorë të vendosim për vete, familjet e Shkodrën tonë. Kemi në dorën tonë të sotmen, e sidomos të nesërmen e fëmijëve tanë.
Para se të hidhni votën në kuti, ndaloni e mendoni disa sekonda. Mendoni me mendje e me zemër, mendoni për Shkodrën por edhe për Shqipërinë.
Fatin tonë e kemi ne vetë në dorë dhe nisim ta përcaktojmë pikërisht me votën tonë.
Me 6 mars 2022 ju ftoj të votoni! Të votoni për Shkodrën tonë krenare dhe të pamposhtur, pishtar që nuk shuhet asnjëherë!
Faleminderit dhe mirënjohje për mbështetjen tuaj!
Me respekt,
Bardh Spahia