Grupi hetimor i ndihmuar edhe me specialistë nga Tirana, po vijon punën për zbardhjen e vrasjes dyfishe në Shkodër pak pas mesnatës të së shtunës. Video e marrë nga një kamera afër vendit të ngjarjes, është e vështirë të ndihmojë në gjetjen e autorëve që i morën jeton 30 vjeçarit ish- polic Boran Bercana dhe bashkëjetueses së tij Silva Ndoci.
Burime hetimore bojnë me dije se tashmë janë vënë në përdorim atë që konsiderohen metoda speciale për zbardhjen e kësaj ngjarje. Nga ana tjetër po verifikohen konkatet që kanë patur viktimat pas kthimit të tyre nga Spanja, por edhe e kaluara e ish- punonjësit të policisë. Burimet që flasin për ShkodraWeb janë të rezervuara në informacione, por me metoda speciale nënkuptohen kryesisht përgjimet telefonike dhe ambjentale.
Edhe persona me të cilët dyshohet se ka patur lidhje viktima, tashmë po mbahen nën mbikqyrje me agjentë të policisë kriminale. Burimet që flasin për ShkodraWeb thonë se shpejt mund të ketë një pistë të konsoliduar që do të ndiqet për të gjetur vrasësit e ish- policit dhe bashkëjetueses së tij.