Vrasja e dyfishtë në Shkodër ka tronditur qytetin. Një çift 30 dhe 25 vjeçar, janë ekzekutuar në prani të fëmijës së tyre jo më shumë se 3 vjeçar. I mituri ka qëndruar për shumë kohë në prehrin e nënës së tij të vrarë, deri sa një komshi që ka parë dy viktimat në makinën e parkuar, ka njoftuar policinë. Vetëm atëherë fëmija është nxjerrë nga makina, është dërguar në spital dhe pasi ka rezultuar pa dëmtime, u është dhënë të afërmëve. Pak orë më pas, policia gjeti një makinë të djegur në Dobraç të Shkodrës dhe brenda saj një armë që dyshohet se është përdorur në vrasjen makabre.
Uniformat blu që po hetojnë ngjarjen e rëndë, janë thuajse plotësisht të bindur se është një vrasje profesionistësh. Atentatorët janë përpjekur të humbasin çdo gjurmë ndërsa duket se kanë studiuar me detaje lëvizjet e viktimave. Lidhur me pistat zyrtare të hetimit, nuk ka shumë informacione. Por burime që flasin për ShkodraWeb bëjnë me dije se po verifikohet lidhja e çiftit, marrëdhëniet me të afërmit dhe të njohurit, duke dyshuar për ndonjë konflikt të mundshëm familjar. Sipas të njëjtave burime ka disa të shoqëruar tashmë, mes të cilëve edhe ish- burri i 25- vjeçares.
Një tjetër pistë që po hetohet, lidhet me të shkurën e viktimës si ish- polic. Boran Bërcana ka qënë edhe në poste drejtuese në Policinë e Pukës ku u largua me dorëheqje para 6 muajve, ndërsa ka qëndruar 2 muaj edhe në Francë ku i është refuzuar azili. Për një periudhë ka qënë edhe agjent krimesh në Shkodër, në një periudhe përplasjesh mes grupeve kriminale. Për 8 muaj ka banuar në banesën e marrë me qera, poshtë të cilës mengjesin e sotëm u gjet i vrarë bashkë me bashkëjetuesen e tij. /ShkodraWeb/