(Foto ilustruese) Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që shokoi Durrësin paraditen e sotme ku një adoleshent qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend një bashkëmoshatarin e tij. Raportohet se adoleshenti që humbi jetën quhet Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale Beqir Çela, ndërsa 17 vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën Naim Frashëri.
Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre hetë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët. E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16 vjeçarin në gjendje kritike për jetën.“Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve. Ndërsa xhaxhai i viktimës, Frrok Gjakozaj thote se: “Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk e kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfliktua me 17-vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. Jemi të shokuar, është ngjarje e rëndë”.
Që të dy adoleshentët janë banorë të Spitallës në Durrës.