Më datë 01.09.2018, rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. V. (Arjan Ferracaku) 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjërë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit .