Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në Shkodër. Burime nga policia lokale thanë se viktima ishte adhurues i kuajve, madje dyshohet se ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje.
Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte. Mendohet se ekzekutori e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me rreth 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë. Dyshimet janë se ekzekutori ka pasur edhe bashkëpunëtorë.
Në Shkodër, pritet të shkojë edhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu.