Referuar dëshmive të personave të pranishëm në vendngjarje, por edhe hetimeve paraprake të policisë, gazetarja e kronikes Klodiana Lala thotë se Fadil Kasemi e ka pritur për një kohë shumë të gjatë bashkëshorten e tij ditën e djeshme, e cila ka qëndruar më shumë se një orë në sallonin e bukurisë para të cilit e vrau.
Sapo ka dalë nga salloni, gruaja ka parë ish-burrin e saj, dhe duke parandjerë rrezikun, ka nxituar të hipë në makinë. Por Fadil Kasemi i është afruar me shpejtësi.
Mësohet se fillimisht ai i ka folur dhe ka tentuar të hipë në makinë, por pasi nuk ka mundur, e ka qëlluar atë me një plumb në kokë, nga xhami i pasagjerit.
Pas kësaj, ai ka tentuar të largohet, por është kapur nga forcat e policisë.
Gazetarja Klodiana Lala thotë se i arrestuari Fadil Kasemi nuk ka pranuar të flasë para prokurorit, duke u shprehur se do të flasë vetëm para gjykatësve. /balkanweb/