Edhe pse kanë kaluar rreth 2 javë nga ekzekutimi i çiftit Boran Bercama dhe Silvi Ndoci, policia e Shkodrës ende nuk ka arritur të arrestojë asnjë person në lidhje me këtë ngjarje. Në lidhje me këtë vrasje të dyfishtë ka reaguar edhe vetë drejtori i policisë Shkodër, Vehbi Bushati. I pyetur për pistat që po heton policia, Bushati tha se kjo është një çështje nën hetim dhe ka angazhim maksimal të strukturave të drejtorisë vendore të policisë Shkodër për ta zbardhur shumë shpejt këtë ngjarje.
Çifti u ekzekutua mëngjesin e së dielës të 15 Korrikut afër banesës së tyre. Në automjetin e tyre ndodhej dhe djali i çiftit, Boris, i cili shpëtoi pa asnjë lëndim.