Nga Aristir Lumezi
Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist ndalet gjatë në vdekjen e Mehmet Shehut, duke zbuluar detaje dhe prapaskena rreth asaj ngjarjeje, e duke theksuar gjate intervises ne “Panorama” se Mehmetit iu be presion i madh qe te vdiste.
Sokoli tregon se mes Mehmetit dhe Enverit nuk kishte perplasje. “Atë nuk do ta bënte kurrë Mehmeti. Për këtë ka qenë i sigurt edhe në ditët e fundit të jetës, ndonëse iu desh të sqarojë popullin me “Tablonë sinoptike” sipas informacioneve që i sollën menjëherë pas vetëvrasjes”- thote ai.
Sokoli nxjerr emrat, teksa thote se Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia kishin interes që Mehmet Shehu ta lejonte fejesën e djalit të vet te Turdijtë.
“Atyre u interesonte për ta eliminuar Mehmet Shehun, sepse në krye të qeverisë do vinte Kadri Hazbiu, ndërsa pas vdekjes së Enver Hoxhës, në linjën e partisë mbetej Ramizi”- thote ai.
Djali i Enverit ben publike ne “Panorama” edhe biseden qe ka bere me te atin lidhur me kete gje. “Babai im nuk mund ta kalonte thjesht rastin e Kadri Hazbiut si ministër i Brendshëm pas vdekjes së Mehmet Shehut. Pasur parasysh edhe që më i egri përveç Ramiz Alisë në kritikat që iu bënë Mehmet Shehut për fejesën ishte vetë ai. Babai më ka thënë që unë e provokova që ai të nxirrte njeriun përgjegjës, fjala është për Ramiz Alinë”- tha ai.