Vrasja ne Shkoder ka tronditur opinionin publik. Viktima njihej nga te gjithe si nje person shume familjar, i cili kohet e fundit i ishte perkushtuar femijeve dhe prinderve te tij, me te cilet jetonte. Kemi te bejme me nje krim brenda familjes, pasi xhaxhai dhe nipi jetonin nen nje kulm, ne nje shtepi trekatesh ne afersi te teatrit “Migjeni”. Pas ngjarjes se rende, konflikti mund te pershkallezohet sepse kemi te bejme me familje qe ndajne nje oborr te perbashket dhe me lidhje te afert familjare. Policia e ka per detyre te parandaloje nje pershkallezim te padeshiruar te konfliktit, i cili mund te krijohet e te dale jashte kontrollit me situaten e krijuar pas vrasjes se 32- vjecarit Mirsad Kuci nga xhaxhai i tij Bujar Kuci. Eshte e domosdoshme qe keto familje te mos kene kontakt me njera- tjetren dhe uniformat blu duhet te bejne largimin e njeres nga ndertesa e perbashket. /ShkodraWeb/