Autori i vrasjes se Hermes Beqirit kërkon mëshirë nga trupi gjykues në Gjykatën e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur në katër nëntor të vitit të kaluar në një lokal nate. Ai ka pranuar vrasjen ndërkohë që ka shprehur pendesë dhe falje për krimin e kryer.
Gjykata e Shkodrës ka çuar për gjykim çështjen për vrasjen e Hermes Beqirit. Trupi i gjykues i kryesuar nga Arben Zefi, ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë për dy të arrestuarit Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi.
Gjykata ka derguar çështjen per gjykim, nderkohe qe autori ka kerkuar gjykim te shkurtuar per ngjarjen e ndodhur ne 4 nentor ne Shkoder ku u vra me arme zjarri shtetasi Hermes Beqiri.