Leo Nika, 29-vjeçari që vrau në banesë nënën dhe babanë, në shtëpinë e tyre në Durrës, ka dalë nga burgu. Gjykata ka ndryshuar masën e arrestit ndaj tij, duke marrë parasysh kërkesën e avokatit mbrojtës të Nikës. Gjykata ka vendosur për 29-vjeçarin shtrim të përkohshëm në psikiatri.
Gjendja mendore e Nikës prej kohësh nuk ka qenë e mirë. Pas kryerjes së krimit makabër, në shtëpinë e Leo Nikës janë gjetur një numër i madh antidepresantësh, të cilët i përdorte vetë i riu.
Gjendja e rënduar psikologjike, varfëria e papunësia dyshohen të jenë disa nga faktorët që e kanë shtyrë Leon drejt ekzekutimit në derë të shtëpisë të të ëmës e të atit. Bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël jetojnë në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes për shkak të pamundësisë ekonomike të Nikës.