Sulmet e forcave rusë në Ukrainë i kanë marrë jetën këtë të diel edhe gazetarit të New York Times, 51 vjeçari Brent Renaud.
Gazetari i New York Times është vrarë pranë Kievit, konfirmoi policia e qytetit.
Dy gazetarë ishin pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr. Njëri prej tyre mbeti i vrarë, ndërsa gazetari tjetër mbeti i plagosur dhe është dërguar në spital për mjekim, raporton The Guardian.