Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi po vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa procesi i vaksinimit vazhdon për moshat e thyera, familjarët e shkrimtares bëjnë apel që ajo të vaksinohet me përparësi, çka do t’i hapte rrugë kurimit jashtë vendit.
Pandemia e Covid-19 e ka bërë më të vështirë betejën e saj me sëmundjen.
Zonja Meksi i është nënshtruar një operacioni dhe i duhet të dalë jashtë vendit për kurim, , terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar.
Por, për të shkuar jashtë vendit, ajo duhet të vaksinohet kundër Covid-19 për shkak të rrezikut të virusit. Kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë.