Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Nga informacionet paraprake mësohet se një djalë rreth 10- vjeç, është qëlluar me çifte dhe ka ndërruar jetë në fshatin Dajç të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i mituri është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij. Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.